Rekuperimi energjitik me Sistemin e termo-izolimit

Sistemet e izolimit termik RÖFIX jane trguar në lartesinë e duhur për më shumë se 40 vjet përdorimi, dhe vazhdimisht po përmirësohen. Ata garantojnë sigurinë maksimale të sistemit të izolimit, jetën e tij të gjatë, rezistencën e shkëlqyer ndaj ndikimit dhe presionit, dhe parandalimin efektiv të plasaritjes falë cilësisë së lëndëve të para të përdorura.

Rinovimi dhe modernizimi i ndërtesave ekzistuese gjithmonë bëhet në përputhje me dispozitat ligjore që rrjedhin nga rregulloret e kursimit të energjisë, direktivat përkatëse të ndërtimit të modeleve dhe rregulloret e shtetit të ndërtimeve. Sot, përqendrimi është kryesisht në rikuperimin e energjisë me efikasitet. Në mënyrë ideale, rinovimi i sistemeve të ngrohjes është i koordinuar ngushtë me rinovimin e çatisë, fasadës dhe dritareve.
 

Sistemet e izolimit termik janë sisteme izolimi termik të fasadave të ndërtesave, të pajisura me materiale izoluese të përgatitura në fabrikate. Ata duhet të ngjiten në murin e jashtëm dhe të fiksohen mekanikisht me ndihmën e vidave me mbulesë plastike. Materiali izolues është i mbuluar me një suva të aplikuar në disa shtresa. Kapoti termik është gjithmonë i përbërë nga një sistem i plotë që përfshin një seri përbërësish të kombinuar me njëri-tjetrin, të testuar, të aprovuar dhe të çertifikuar në nivelin Evropian, dhe të furnizuar gjithmonë nga një prodhues i vetëm. Së bashku me të gjitha aksesorët, të cilët gjithashtu i nënshtrohen çertifikimit dhe aprovimit specifik. Një kapot termik u siguron atyre që e zbatojnë atë, sigurinë totale të garantuar nga një furnizues i vetëm.

Kur projektohet një mur me sistem termik, parametrat për strukturën e murit duhet të përcaktohen saktësisht sipas kushteve vendase dhe në bazë të këtyre parametrave duhet të zgjidhet lloji i sistemit izolues, që duhet të zbatohet. Vetëm duke përdorur përbërësit e përcaktuar dhe furnizuar nga i njëjti furnizues, është e garantuar të punoni në siguri të plotë dhe në nivelin më të lartë të cilësisë te zbatimit.

Sistemet e izolimit termik RÖFIX jane trguar në lartesinë e duhur për më shumë se 40 vjet përdorimi, dhe vazhdimisht po përmirësohen. Ata garantojnë sigurinë maksimale të sistemit të izolimit, jetën e tij të gjatë, rezistencën e shkëlqyer ndaj ndikimit dhe presionit, dhe parandalimin efektiv të plasaritjes falë cilësisë së lëndëve të para të përdorura. Materialet izoluese të përdorura për sistemet e izolimit termik janë të ndryshme: polistireni (EPS), leshi shkëmbi, shkuma minerale, ose materialet ekologjike, natyrore dhe të rigjenerueshme, si panelet e tapës, fibrat e drurit dhe dyshekët prej kallamishte.
 

Faqja po ngarkohet ...