Heqja e mykut në ndërtesat ekzistuese

Myku na shoqëron gjithëandej në jetën tonë

Janë më shumë se 100.000 lloje të kërpudhave dhe mykut që na “shoqërojnë” në jetë, për shembull në ushqime, në natyre ose tek materialet organike si druri, letra e murit etj. Vetëm në apartamentet tona njihen rreth 20 lloje të ndryshme me specie te shumta, të cilat në rastet më të rënda vendosen në sipërfaqet e mureve, tavaneve ose dysheme, duke treguar ngjyrat e tyre të ndryshme.

Kur ky pushtim i mykut bëhet e dukshme, njerëzit  reagojnë me shqetësim, e me të drejtë sepse myku në shtëpi mund të shkaktojë dëme të ndryshme në shëndet, në varësi të përqëndrimit të tyre dhe mbrojtjes imunitare të njerëzve që jetojnë aty. Në ambjentet e brendshme, shkaku që përcakton shfaqjen e mykut është gjithmonë lagështia, e cila shpesh shoqërohet nga prania e pluhurit të pezulluar në ajër. Më saktësisht, myku përfiton nga lagështia e tepërt e lidhur me gjendjen e avullit, e cila mund të lindë, nga njëra anë për shkak të mungesës së shkëmbimit të ajrit, dhe nga ana tjetër për shkak të pranisë së temperaturave shumë të ulëta në qoshet më të ftohta të vendit. Është në ato vende, që lagështia e ajrit ndryshon gjendjen e saj të grumbullimit, duke u kondensuar në ujë.

Vendet e një ndërtese të pushtuar nga myku duhen ekzaminuar me shumë kujdes, përpara nisjes së një riparimi. Eshtë e domosdoshme të kuptosh me siguri cilat janë shkaqet e lagështise, që më pas të projektosh masat e përshtatshme të riparimit. Proçedura për t’u adaptuar për projektimin dhe ekzekutimin e ndërhyrjeve të tilla është e përcaktuar me detaje në skedën tektike të Komitetit tekniko-shkencor për mbrojtjen e trashëgimisë arkitektonike dhe rinovimin e ndërtesave, i cili ka botuar manuale të shumta edhe për heqjen e mykut.

Për këto aplikacione, RÖFIX ka zhvilluar suva speciale për rinovim dhe rinovim që janë vërtetuar se janë të vlefshme në praktikën ekzekutive siç është sistemi  RÖFIX Renopor®.
 

Faqja po ngarkohet ...