Një dizanj që i reziston kohës

Veshja murale me strukturë në një fasadë

Në një ndërtesë, sipërfaqet e dukshme janë elementi esetetik më domethënës. Një veshje murale minerale apo pastoze, falë shumëllojshmërisë së materialeve në dispozicion, me struktura të ndryshme, ngjyra dhe kokrriza, mund të krijojë në mënyrë të personalizuar efektin estetik të kërkuar nga klienti dhe arkitekti. Çdo sipërfaqe ka efektin e saj optik dhe në prekje, kështu projektuesi mund të zgjedhi ndërmjet shumë teknikave të zbatimit artizanal.

Bojra dhe veshje

 Mbrojtje nga kushtet atmosferike

Në bojrat dhe veshjet moderne kërkohet të arrihet simbiozë e qëndrueshme ndërmjet dy funksioneve  parësore të një fasade : mbrojtja nga kushtet atmosferike dhe efekti estetik. Me një bojë të shkëlqyer për jashte, klienti, arkitekti dhe aplikuesi kanë në dorë një mjet efikas, për të zgjedhur zgjidhjen estetike të preferuar. Për klientin është thelbesore që boja dhe veshja  të jenë të qëndrueshme, kështu që edhe pas disa vitesh mos të ketë as dëme strukturore, as ndryshime ne tonalite ngjyre.

Kjo është arsyeja  që një mur i jashtëm duhet të mbrohet me siguri dhe qëndrueshmëri nga lagështia, ndotja( përhapja e mikro-bakteriale) substanca të dëmshme dhe duhet te plotësojë kërkesa të rëndesishme të strukturës fizike, për shembull në difuzion dhe elasticitet. RÖFIX propozon veshje shumë-cilesore për të gjitha nevojat: bojra me bazë lidhës organikë dhe silikate, gjithashtu edhe bojra ‘’autentike’’ për jashtë, me bazë rezine siloksane, të cilat falë strukturës së tyre me pore të imëta(microporosa) janë jashtëzakonisht hidroizolues dhe njëkohësisht lejojnë depërtimin e një sasie të lartë të avujve të ujit.

Faqja po ngarkohet ...