Hidroizolimi i xokolaturës

Duhet bërë shumë kujdes me zonën e xokolaturës

Në një mur të jashtëm, xokolatura është pika më e ekspozuar ndaj presioneve mekanike dhe fizike, pasi pikërisht aty është përqendruar veprimi i kombinuar i prodhuar nga lagështia, kripa, qarkullimi i automjeteve ose presioni fizik nga njerëzit, kafshët ose objektet e ndryshme.

Kështu që, në xokolaturë nevojiten ndërhyrje hidroizolimi të përqendruar për të shmangur dëme fizike dhe estetike në vazhdimësi. Suvatë e përdorura për xokolaturën duhet të jenë mjaftueshëm të ashpra , hidroizoluese dhe rezistente ndaj aksionit të kombinuar të lageshtirës, ngricës dhe dëmtimet mekanike. Nëse xokolatura është e inkasuar (mbuluar) mund të shmangen dëmet mekanike, duke aplikuar një shtresë në mes, me RÖFIX Unistar LIGHT.

Faqja po ngarkohet ...