RÖFIX StoneEtics® - Sistemi i sigurtë për shtresa dekorative mbi fasada izoluese

Tek RÖFIX StoneEtics® mund të fiksohen mozaikë, pllaka, dizenjo tullash, gurë natyralë prej betoni të lehtë mbi materiale të ndryshme izoluese në muret e jashtme të ndërtesave për banim apo biznes pa përdorime të veçanta.

Udhëzimet e përpunumit RÖFIX StoneEtics® (shkurt: VAR) mbështetet në udhëzimin e vlefshëm evropian ETAG 004 për sistemet e suvatuara lidhëse dhe termoizoluese (shkurt: WDVS), si dhe në ON 6400 dhe në normat e vlefshme kombëtare të përpunimit  për WDVS dhe përshkruan devijimet e ndryshme dhe masat plotësuese për të fiksuar veshje të forta dhe të rënda në mënyrë të sigurtë mbi fasada. Ato duhet ti shërbejnë sigurisë së planit dhe zbatimit për të shmangur paraprakisht dëmet.
 

Rregullat rajonale të ndërtimit duhet të mbahen parasysh gjatë planifikimit. VAR duhet të respektohet si standart minimal. Duhet të mbahen parasysh skedat teknike të produkteve të veçanta. Detajet speciale specifike të objekteve duhet të planifikohen paraprakisht dhe të koordinohen nga drejtuesit e ndërtimit. Ndryshimet duhet të bëhen të ditura nga planifikuesi. Nëse do kemi sipërfaqe me shumë lagështirë (pishina të brendshme, impiante industriale me prodhim avulli etj.) është e nevojshme një analizë fiziko-ndërtuese e detajeve të veçanta.

Veshjet e rënda mbi fasadat izoluese kërkojnë shumë punë planifikuese dhe organizuese. Një planifikim i kujdesshëm dhe një koordinim profesional mes firmave eksperte për mjeshtrat e fasadave izoluese, prodhuesit e pllakave, si dhe shtruesit e pllakave dhe të gjitha firmat speciale që kualifikojnë në fushën e izolimeve dhe fugave, sigurojnë një fasadë të qëndrueshme, cilësore dhe me vlerë të lartë.
 

RÖFIX StoneEtics® - Sistemi i sigurtë për shtresa dekorative mbi fasada izoluese
pdf
5 MB
Faqja po ngarkohet ...