Dämmsysteme für Fassaden

Një izolim i mirë bën të kursesh energji termike dhe garanton brenda ndërtesave një klimë të këndshme në prezencë të çdo kushti atmosferik. Ekzistojnë sisteme dhe materiale të ndryshme për izolimin e mureve të jashtme. Në vazhdim do ju paraqesim një panoramë, cili sistem izolimi është më i përshtatshëm për të plotësuar kërkesat dhe çfarë është e rëndësishme të konsiderohet në fazën e ekzekutimit.

Suva termoizoluese- efikase dhe elegante

Suvatë termoizoluese lejojnë të realizohen shtresa izoluese pa fuga, duke u përshtatur pa probleme në të gjitha karakteristikat gjeometrike të bazamentit, për shembull : korniza e dritares, elementët e zgjatur, ose me rreze të ndryshueshme të lakimit. Suvaja izoluese e aplikuar bën që sipërfaqa të ruajë një temperaturë homogjene.

Muret e suvatuara mbeten me dispersion, edhe pas ndërhyrjes së rimarrjes energjitike, muri vazhdon të rregullojë me efikasitet lagështinë e brendshme. Në restaurim të ndërtesës nën tutelë, për herë të parë kjo teknikë mundëson tek ndërtesat e vjetra fitimin e efikasitetit të energjisë në nivelet e ndërtesave moderne, pa patur nevojë të ndryshohet pamja estetike. Përfitimet e suvave termoizoluese janë të shumta:

  • një fuqi të lartë termoizoluese
  • Nuk kërkojnë ndërhyrje të shtuar izoluese
  • Reduktojnë karikimin termik të bazamentit
  • Mbrojnë më mirë sipërfaqen nga plasaritjet
  • Kanë përshkueshmëri të lartë të avullit
  • Janë të aplikueshëm në trashësi të mëdha
  • Kanë një përhapje shumë të mirë
  • Aplikohet shumë mirë, si me dorë dhe me makineri
Faqja po ngarkohet ...