Siguri nga A tek Z

Sistemet e izolimit termik janë sisteme të izolimit termik të fasadave të ndërtesave, të përbërë nga materiale izoluese prefabrikate. Ngjiten në murin e jashtëm dhe fiksohen mekanikisht me ndihmën e tipllave me vidhosje. Materiali izolues është i mbuluar  nga një suva e aplikuar në shtresa të ndryshme. Sistemi i izolimit termik është gjithmonë i përbërë nga një sistem i kompletuar, që përfshin një seri komponentësh të kombinuar ndërmjet tyre, të kolauduar, miratuar e çertifikuar në nivel europian dhe të furnizuar gjithmonë nga një prodhues. Së bashku me të gjithë aksesorët, të cilët janë gjithashtu objekt miratimi dhe çertifikimi ( përforcues këndor,profile të ndryshme etj.) një sistem izolimi termik furnizon atë që vë në punë një sigurim të plotë të garantuar nga një furnitor i vetëm. Kur projektohet  një mur me kapot termik, përcaktohen me saktësi parametrat për strukturën e murit, në funksion të kushteve lokale dhe në bazë të këtyre parametrave zgjidhet tipi i sistemit izolues për t’u aplikuar. Vetëm duke përdorur ekskluzivisht përbërësit e vendosur dhe furnizuar nga një furnitor i vetëm, garantohet punimi me siguri në nivele të larta, në cilësinë ekzekutive.
 

Faqja po ngarkohet ...