Me “Corporate Social Responsibility” (CSR) nënkuptohet përgjegjësia sociale e kompanive në kuadër të një aktiviteti ekonomik të qëndrueshëm. Kjo përfshin aspektet sociale, mjedisore dhe ekonomike: me pak fjalë, qëndrueshmërinë.
Për FIXIT GRUPPE kjo do të thotë garantimin e kushteve të drejta të punës në të gjitha aktivitetet e kompanisë, krijimin e vlerës së shtuar në nivel lokal dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve. CSR përbën bazën mbi të cilën ndërtojmë një marrëdhënie afatgjatë besimi me bashkëpunëtorët, partnerët dhe klientët tanë. FIXIT GRUPPE angazhohet të veprojë në mënyrë ekonomikisht të arsyeshme dhe të qëndrueshme, me synimin që:
- të mos rëndojë mbi burimet përtej kapacitetit të tyre të rigjenerimit,
- të ndikojë sa më pak në klimë dhe ekosistem,
- të mbrojë shëndetin dhe mirëqenien e bashkëpunëtorëve, klientëve dhe furnitorëve.
Kur këto objektiva nuk mund të arrihen plotësisht brenda përpjekjeve ekonomikisht të realizueshme me teknologjitë aktuale, ndikimet negative reduktohen në minimum. Për më tepër, ne refuzojmë kategorikisht çdo formë diskriminimi, promovojmë mundësi të barabarta për të gjithë bashkëpunëtorët dhe mbështesim ekuilibrin mes jetës profesionale dhe asaj familjare.