Historia e RÖFIX AG fillon në vitin 1888. Rruga jonë nga prodhues gëlqereje drejt specialistëve të suvatimeve dhe llaçeve të gatshme, si edhe të sistemeve të izolimit termik, na karakterizon si një kompani inovative që kërkon vazhdimisht zgjidhje të reja dhe mënyra të reja përdorimi për produktet dhe shërbimet tona.
Si një kompani ndërkombëtare aktive në mbarë Evropën, prej më shumë se një shekulli i kemi kushtuar përpjekjet tona zhvillimit të vazhdueshëm të teknologjive cilësore të ndërtimit. Sot, ofrojmë produkte sistemore inovative që plotësojnë kërkesat më të larta teknike, ekologjike dhe ekonomike. Përvoja shumëvjeçare dhe kontakti i afërt me klientët kanë formësuar mentalitetin e RÖFIX. Inovacioni i vazhdueshëm, përmirësimi i proceseve dhe zhvillimi i materialeve të reja na mundësojnë t’u ofrojmë klientëve rezultatet që kërkojnë dhe të konfirmohemi si partnerë të besueshëm dhe afatgjatë.