Përmes iniciativave të synuara në fushat e mjedisit, aspektit social dhe qeverisjes korporative, ne zbatojmë me sukses kriteret ESG dhe forcojmë rritjen e qëndrueshme. Gjatë viteve të fundit, në Evropë janë nisur dhe realizuar tashmë një numër i madh projektesh, ndërsa të tjera janë në fazë planifikimi dhe do të zbatohen së shpejti.
Sektori mjedisor
Kursimi i burimeve, përdorimi i materialeve në mënyrë të ndërgjegjshme dhe mbështetja te energjitë e rinovueshme janë thelbësore. Grupi FIXIT po zhvillon projekte në mbarë Evropën për të arritur objektivat e tij të matshëm klimatike.
Sektori Social
Grupi FIXIT është i angazhuar në mbarë Evropën në një gamë të gjerë projektesh sociale – nga siguria në punë te knaqësia e punonjësve e deri te trajnimi i vazhdueshëm – me synimin për të promovuar një bashkëjetesë të fortë, të sigurt dhe të qëndrueshme.
Qeverisja korporative
Grupi FIXIT është sinonim i menaxhimit të përgjegjshëm të kompanisë dhe, falë një mbrojtjeje rigoroze të të dhënave, një niveli të lartë të sigurisë kibernetike, raportimit transparent dhe organeve mbikëqyrëse efektive, vendos standarde të qarta në fushën e qeverisjes korporative.