Një dizanj që i reziston kohës

Veshje murale me strukturë në një fasadë

Në një ndërtesë, sipërfaqet e dukshme janë elementi esetetik më domethënës. Një veshje murale minerale apo pastoze, falë shumëllojshmërisë së materialeve në dispozicion, me struktura të ndryshme, ngjyra dhe kokrriza, mund të krijojë në mënyrë të personalizuar efektin estetik të kërkuar nga klienti dhe arkitekti. Çdo sipërfaqe ka efektin e saj optik dhe në prekje, kështu projektuesi mund të zgjedhë ndërmjet shumë teknikave të zbatimit artizanal.

Veshjet  murale të shkëlqyeshme janë veshje minerale të thata me vlera të mëdha të realizuara në fabrikë.Përbërësit e tyre , si gëlqerja e shuar, çimentoja e bardhë dhe rëra e mermerit të një cilësie të zgjedhur, të gjithë të përputhshëm ekologjikisht - i bëjnë unikë në Europë. Janë veshje murale rezistente ndaj dritës dhe kohës së keqe, falë përbërjes së tyre minerale arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm të përshkueshmërisë së avujve. Lidhësi i përdorur në veshjet murale pastoze, me bazë rezine siloksane, ka një strukturë të ngjashme me rërën e kuarcit. Është një material ndërtimor modern, me një sipërfaqe me pore të imëta, jashtëzakonisht i qëndrueshëm ndaj ujit dhe lejon depërtimin e difuzionit të avujve .

Mbrojtje nga kushtet atmosferike

Në bojrat dhe veshjet moderne kërkohet të arrihet simbiozë e qëndrueshme ndërmjet dy funksioneve  parësore të një fasade : mbrojtja nga kushtet atmosferike dhe efekti estetik. Me një bojë të shkëlqyer për jashte, klienti, arkitekti dhe aplikuesi kanë në dorë një mjet efikas, për të zgjedhur zgjidhjen estetike të preferuar. Për klientin është thelbesore që boja dhe veshja  të jenë të qëndrueshme, kështu që edhe pas disa vitesh mos të ketë as dëme strukturore, as ndryshime ne tonalite ngjyre.

Kjo është arsyeja  që një mur i jashtëm duhet të mbrohet nga lagështia, ndotja (përhapja e mikro-bakteriale) substanca të dëmshme dhe duhet te plotësojë kërkesa të rëndesishme të strukturës fizike, për shembull në difuzion dhe elasticitet. RÖFIX propozon veshje shumë cilesore për të gjitha nevojat: bojra me bazë lidhës organikë dhe silikate, gjithashtu edhe bojra ‘’autentike’’ për jashtë, me bazë rezine siloksane, të cilat falë strukturës së tyre me pore të imëta(microporosa) janë jashtëzakonisht hidroizolues dhe njëkohësisht lejojnë depërtimin e një sasie të lartë të avujve të ujit.

Në formimin e veshjeve murale dhe bojrave prej rezine silosanike, përdoret rezinë me bazë siloksani në formën e emulsionit hidrik, duke i përzier me dispersion polimerik të përshtatshëm. Në këtë mënyrë, këto produkte përmbushin në mënyre optimale nevojën për të krijuar veshje shumë të qëndrueshme dhe rezistente ndaj faktorit klimaterik dhe nevojën për të përmirësuar rezistencën ndaj agjentëve kimik (shi acid), mekanikë dhe biologjik (mikro-organizmat).

Ngjyrat

Krijoni atmosferën e preferuar duke zgjedhur nga gama e ngjyrave RÖFIX

Efekti estetik i një fasade varet shumë nga forma, nga ngjyra dhe nga materialet, me të cilat është realizuar. Psikologjia kromatike është një shkencë shumë e zhvilluar që shpjegon efektin - objektiv e shkencërisht të provuar – e prodhuar nga ngjyrat e ndryshme. Të zgjedhesh me kujdes një nuancë, duke e kombinuar me bojra dhe teknika të tjera,  mund ta bëjë një projekt shumë më tërheqës, për më tepër duke shtuar dhe shumëllojshmërinë e pafundme kromatike derisa të prodhohet efekti i dëshiruar kromatik ideal dhe kjo vlen si për jashtë dhe brenda.

Ngjyra e perceptueshme nga syri jonë, vjen nga efekti i prodhuar nga valet e dritës, që mund të shihet( nga 380 ne 720nm),i cili varet gjithashtu, nga kombinimi që krijohet ndërmjet dritave dhe përbërësve të veshjes. Syri i njeriut, nga struktura e tij, është në gjendje të dallojë miliona ngjyra të ndryshme, por efekti i secilës është shumë subjektiv, e njëjta ngjyrë varion shumë nga një vëzhgues tek tjetri edhe sipas orarit e kontekstit, në të cilin e vështrojmë.

Nëse një veshje reflekton dritën, në të gjithë spektrin e ndritshëm të shikueshëm, syri jonë do ta perceptojë si të bardhë. Nëse në vend të kësaj sipërfaqja selekton vetëm disa fasha të spektit të shndritshëm, ajo veshje do të shfaqet me ngjyra. Duke ndriçuar një sipërfaqe me një burim drite të pandryshueshme, mund të shfaqen disa tonalitete kromatike, duke matur me mjete fizike kurbën e reflektimit dhe në këtë mënyrë duke eleminuar ndikimin subjektiv të syrit të njeriut. Ekspertët e ngjyrave të RÖFIX janë të gatshëm të kryejnë këto testime kromatike në vend.

Përmbajtja e produkteve të disponueshme përfshin, si bojrat vetëm minerale, për shembull : bojrat prej gëlqereje, prej silikati kaliumi, rezinë hibride, teknologji-SISI, që kombinon karakteristikat e silikatëve, siloksanëve dhe rezinë siloksanike, bojra me dispersion ose mbrojtëse me bazë relative, fiksuese, produkte plotësuese dhe holluese.

Të garantosh cilësinë është gjithmonë synimi jonë parësor. Në fabrikat tona kontrollojmë në mënyrë të përpiktë si materialet e papërpunuara në hyrje, ashtu edhe materialet e gatshme para dorëzimit. Bojrat RÖFIX janë të menduara në bazë të karakteristikave të secilit bazament, për brenda dhe jashtë. Kjo do të thotë, që gama jonë e ngjyrave lejon të arrihet efekti i dëshiruar – në stil dhe estetikë- mbi çdo sipërfaqe, si xham, dru, metal, muraturë, baton dhe materiale të përbëra.

Faqja po ngarkohet...