Hidroizolimi i xokolaturës

Duhet bërë shumë kujdes me zonën e xokolaturës

Në një mur të jashtëm, xokolatura është pika më e ekspozuar ndaj presioneve mekanike dhe fizike, pasi pikërisht aty është përqendruar veprimi i kombinuar i prodhuar nga lagështia, kripa, qarkullimi i automjeteve ose presioni fizik nga njerëzit, kafshët ose objektet e ndryshme.

Kështu që, në xokolaturë nevojiten ndërhyrje hidroizolimi të përqendruar për të shmangur dëme fizike dhe estetike në vazhdimësi. Suvatë e përdorura për xokolaturën duhet të jenë mjaftueshëm të ashpra , hidroizoluese dhe rezistente ndaj aksionit të kombinuar të lageshtirës, ngricës dhe dëmtimet mekanike. Nëse xokolatura është e inkasuar (mbuluar) mund të shmangen dëmet mekanike, duke aplikuar një shtresë në mes, me RÖFIX Unistar LIGHT.. Në rripin nën nivelin tokës(direkt në kontakt me tokën), duhet aplikuar një mbrojtje hidroizoluese të shtuar për të parandaluar krijimin e lagështirës. Një faktor, që shpesh shkakton shfaqjen e lagështirës në xokolaturë është mungesa e një ndarje horizontale të shtresës hidroizoluese. Në këtë rast dalin dëme të dallueshme, si shkëputje të suvase, dalja e kripës në sipërfaqe, ose ndryshime kromatike. Një zgjidhje do të ishte, të përdoreshin  elementet profil të xokolaturës, që garantojnë një ndarje të qëndrueshme dhe të sigurt, nuk formojnë ura termike sepse profilet nuk ngjitet direkt në muraturë, as nuk krijon ndërveprime mekanike. Është një mënyrë e thjeshtë dhe efikase për të bërë në mënyrë fikse veshjen e fasades me xokolaturen. Si alternativë, mund të përdoren elemente për xokolaturën prej betoni të përforcuar me fibra xhami dhe me izolim termik të integruar, që mbrojnë me efikasitet sipërfaqet e fasadës në brezin e xokolaturës në kontakt me tokën.