Si plotësohen kërkesat e cilësisë në muret e jashtme

Cilësia e qëndrueshme është një zgjedhje ekologjike dhe e leverdisshme

Nëse aplikohen me korrektësi, suvatë janë produkte të qëndrueshme, në gjendje të mbrojnë me efiçensë muret e jashtme, si për kushtet klimaterike, ashtu edhe nga presionet mekanike. Veshjet minerale janë produkte me bazë natyrale të lëndëve të para, të padëmshme për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, të realizuara duke reduktuar në minimum konsumin e burimeve natyrore. Gjithashtu prodhimi i veshjeve pastoze përbën një përdorim të teknologjisë më të avancuar, falë fortësisë së tyre edhe këto produkte shfaqen efikase dhe të leverdisshme.

Presione të larta

Të mbrosh muret nga kushtet klimatike dhe nga presionet intensive

Në një ndërtesë, muret e jashtme duhet të garantojnë funksione të ndryshme mbrojtëse. Nga njëra anë, në fakt, duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e rezistencës ndaj kushteve atmosferike, si shi, breshër, borë, erë, stuhi, diell, lagështi. Nga ana tjetër, duhet të sigurojnë një mbrojtje termike kundër të ftohtit dimëror dhe – gjithashtu e rëndësishme- kundër të nxehtit të verës, një fenomen i destinuar të shtohet në vitet në vijim.

Organet legjislative kanë miratuar ligje specifike, që vendosin kufizime të prera mbi mbrojtjen termike të ndërtesave dhe në vecanti, në koeficentin e trasmetimit termik( e ashtëquajtura vlera U) që përfaqëson njësinë e matjes më të rëndësishme. Kjo vlerë shpreh sasinë e nxehtësisë, që një ndërtesë shpërndan jashtë nëpërmjet trashësisë së veshjes (për shembull: trashësia e një muri me muraturë), e llogaritur për sipërfaqe në metër katror.

Mbrojtja nga zjarrit

Mbrojtja nga zjarri luan një rol jetësor në realizimin teknik të një muri të jashtëm. Sistemi europian që klasifikon reaksionin dhe rezistencën ndaj zjarrit nisur nga rregullorja EN 13501-1, e cila parashikon për të gjithë vendet e Bashkimit Europian kërkesa të unifikuar. Ndërmjet materialeve të ndërtimit, që duhet të përmbushin kërkesat e ligjeve europiane, dallohen nivele të ndryshme të rezistencës ndaj zjarrit, për secilin komponent ndërtimor (si muret e brendshme) dhe reaksione të ndryshme ndaj zjarrit të materialeve të përdorura (për shembull materialet izoluese, suvaja etj.). Gjithashtu, ligji dallon klasa të ndryshme ndërtesash dhe kullash të larta.  

Zona e xokolaturës

Zona e xokolaturës është e ekspozuar ndaj presioneve të forta të shkaktuara nga spërkatjet e ujit të shiut, kështu që duhet të ketë një nivel të lartë rezistence, të jetë hidroizolues dhe rezistent ndaj kombinimit të lagështirës dhe ngricës. Gjithashtu, është e rëndësishme që suvaja e xokolaturës, jo vetem të jetë aplikuar me korrektësi, por edhe struktura e saj të jetë projektuar të mbajë presionet e ushtruara mbi të.