Suva dhe materiale

të përshtatura në mënyrë perfekte me nevojat tuaja

Për veshjet e një muri të jashtëm, si klientët, si projektuesi pretendojnë maksimumin për sa i përket efektit kromatik, strukturën dhe fizikën e ndërtimit dhe duan të jetë në harmoni me stilin arkitekturor të të gjithë ndërtesës. Gjatë fortësimit dhe tharjes, veshjet minerale  formojnë brenda shtresës së aplikuar  një sistem kapilar në gjendje të përthithë majat e lagështirës në ajër, e më pas i shpërndan jashtë. Për këtë arsye, në më të shumtat e rasteve, preferohet të përdoret veshje murale me bazë gëlqere dhe çimento. Veshja minerale e aplikuar pa fuga në pjesën e jashtme mbron materialet poshtë murit, plotëson kërkesat e mbrojtjes nga lagështia dhe infiltrimet e parashikuara për një ndërtesë moderne, rregullon në mënyrë efikase ndryshimet e temperaturës, garanton përshkueshmërinë e avujve dhe mbron sipërfaqen nga agjentët mekanikë.

Veshjet minerale prej gëlqereje

Një element estetik ekologjik dhe i leverdisshëm

Prej më shumë se 100 vjetësh, veshjet minerale prej gëlqereje janë një sinonim i qëndrueshmërisë dhe bukurisë që i reziston kohës. Bëhet fjalë për veshje minerale prej gëlqereje, të një cilësie të lartë, i realizuar në fabrikë. Përbërësit e tyre- si gëlqerja e bardhë, çimentoja dhe rëra prej mermeri, të një cilësie të zgjedhur, të gjithë të përputhshëm ekologjikisht- i bëjnë unik në Europë. Janë rezistentë ndaj dritës e luhatjeve të motit dhe falë përbërjes së tyre minerale arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm të difuzionit. Përpunimi i mirë dhe raporti optimal mes cilësise dhe çmimit, e bëjnë veshjen minerale prej gëlqereje zgjidhjen më të vlerësuar dhe të leverdisshme, si për brenda dhe jashtë.

Veshjet murale pastoze

Sipërfaqe vetëpastruese me efekt perlë

Rezina siloksanike, e përdorur si lidhëse, ka një strukturë të ngjashme me rërën e kuarcit. Ështe nje material ndërtimi, modern, i përbërë nga një sipërfaqe me mikro-pore ekstremisht hidroizolues. Përveç përdorimit në ndërtimet e reja edhe industriale, veshja me bazë rezine siloksanike gjen favorizime në rritje edhe në ndërhyrjet për restaurim dhe rinovim. Për të prodhuar veshje murale dhe bojra prej rezine siloksanike përdoret rezinë me emulsion të lëngshëm, e kombinuar me  disperision polimerik. Për këtë arsye, këto produkte plotësojnë në mënyrë optimale kërkesat e një veshje të jashtme të qëndrueshme dhe rezistente, si ndaj kushteve atmosferike, ashtu edhe ndaj agjentëve kimikë ( shiu acid), mekanikë dhe biologjikë ( myk ose kërpudha mikro-organike).

Struktura e re sipërfaqësore, e përfituar nga aditivë të veçantë, e kombinuar me një efekt hidroizolues të lartë, favorizon një aksion me efekt perlë dhe vetëpastrues, duke bërë që fasadat e suvatuara të qëndrojnë të pastra dhe të bukura për shumë kohë. Këto produkte përmirësojnë ngjitjen në bazament dhe reduktojnë ndjeshëm sasinë e ujit të përthithur nga veshja në tërësi.

Suva me bazë gëlqere, gëlqere/çimento ose çimento

Çimento është një lidhës hidraulik i prodhuar me klinker të çimentos Portland, këtu shtohen substanca të ndryshme të thërrmuara. Suvatë prej çimento përdoren në të gjitha rastet, kur duhen plotësuar kërkesa shumë të rrepta, për sa i përket qëndrueshmërisë, rezistencës ndaj ngricës, papërshkueshmërisë dhe rezistencës ndaj ujit, për shembull: në xokolaturën e një ndërtese apo të një sipërfaqe të ekspozuar ndaj spërkatjes me ujë.

Suvatë me bazë gëlqere/çimento kombinojnë avantazhet e gëlqeres dhe çimentos. Shtimi i llogaritur mirë i gëlqeres, përshtat me efiçensë karakteristikat e prodhurara të çimentos, si qëndrueshmëria dhe rezistenca, duke përmirësuar edhe lehtësinë në aplikim. Përdoret për muret e jashtme dhe të brendshme, sidomos për zonat me lagështirë ose pjesët e shkallës me presion të lartë mekanik.

Suva me shtresë të hollë

Suvatë me shtresë të hollë janë shumë të përshatshëm si suva mbi bazamente të sheshta, si blloqet e retifikuara, ose prej betoni me pore, me tolerancë të reduktuar në dimensione. Këto produkte kërkojnë vëmendje të veçantë të të gjithë subjekteve të përfshira, sidomos projektuesve, sepse duhen kombinuar me saktësi trashësitë e ndryshme të mureve me përbërësit e ndryshëm për t’u përfshirë, si kornizat e kapakëve të rulit, kornizat e dyerve ose elementë të tjerë, dimensionet e të cilëve varen nga trashësia e mureve. Nëse përdoret suva shtresë-hollë, gjithashtu skajet e jashtme të mureve dhe dyshemeve duhet të mbrohen gjithmonë me profile këndore.

Suvatë shtresë-hollë janë suva baze speciale, me bazë gëlqere, çimento ose gipsi, të aplikueshme dhe me një shtresë të vetme, ose si shtresë e hollë baze ose finiture. Ndryshe nga suvatë baze me një shtresë të vetme e parashikuar në rregullimet ligjore- që duhet të kenë një trashësi minimale prej 10 ose 15 mm- ,suvatë shtresë-hollë aplikohen me trashësi nga 3 deri 6 mm. Si rregull, nëse përdoret si bazë, shtresa duhet të jetë rreth 4 mm. Projektuesi duhet të ketë parasysh, që duke përdorur suva shtresë-hollë, me trashësinë e parashikuar mund te kompesohen tolerancat e rrafshimit, jo më shumë se 2 ose 3 mm. Në përgjithësi, për këtë tip suvaje baze parashikohen toleranca më të mëdha dimensionale, sesa nga ajo që lejon rregullimi ligjor DIN18022 (‘Toleranca në ndërtimin civil, tabela 1,3 rreshti 5’), sepse toleranca e rrafshimit prej 5 mm ndërmjet bazës jo të sheshtë dhe sipërfaqes së përfunduar të murit- e diktuar nga ligji – nuk mund të kompesohet me një suva shtresë-hollë.

Kollërat dhe rrafshuesit

Kollrat dhe rrafshuesit janë produkte të përdorshme si ngjitës ose rrafshues, për të gjitha aplikimet e kërkuara nga aktiviteti normal në kantiret e ndërtimit. Kollrat përdoren si urë lidhëse mbi bazamente të lëmuar ose problematike. Një nga përdorimet më të përhapura është aplikimi i kollës mbi suvatë e bazës të ngurtësuar, ose në sipërfaqe të parregullta, përpara aplikimit të suvasë me kokrra të imëta, si veshjet e rifiniturës. Rrafshuesit janë të rëndësishëm edhe kur realizohet një rrafshim i përforcuar me rrjetë prej fibrash tekstile mbi suva baze të lehta.
Rrjetat e përforcuara të sheshta ose diagonale nuk pengojnë formimin e plasaritjeve, por e reduktojnë shumë rrezikun. Për të përdorur një rrjetë përforcuese me fibra prej xhami, rrafshuesi duhet të përmbajë një lidhës mineral dhe rezinë sintetike e modifikuar, për të qenë e përshtatshme për suvanë e bazës dhe të finiturës. Rrafshuesi, gjithashtu duhet të jetë i mjaftueshëm për të përfshirë dhe zhytur mirë rrjetën e përdorur. Për një përdorim optimal të rrafshuesve RÖFIX , këshillohet të përdoret rrjetë përforcuese RÖFIX.