Shumë kërkesa për t’u plotësuar – një sfidë jo e lehtë

Cilësia e qëndrueshme është një zgjedhje ekologjike dhe e leverdisshme                    

Nëse aplikohen me korrektësi, suvatë janë produkte të qëndrueshme, në gjendje të mbrojnë me efiçensë muret e jashtme, si për kushtet klimaterike, ashtu edhe nga presionet mekanike. Veshjet minerale janë produkte me bazë natyrale të lëndëve të para, të padëmshme për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, të realizuara duke reduktuar në minimum konsumin e burimeve natyrore. Gjithashtu prodhimi i veshjeve pastoze përbën një përdorim të teknologjisë më të avancuar, falë fortësisë së tyre edhe këto produkte shfaqen efikase dhe të leverdisshme.
 

Klima dhe mirëqënia e ambjenteve të brendshme

Rehatia që përcjell një material natyral

Vitet e fundit, përdoruesit e ndërtesave janë bërë më kërkues, kur bëhet fjalë për produktet e ndërtimit të përdorur  për ambjentet e tyre të brendshme. Njëkohesisht, janë përmirësuar medotat e zbulimit, aq sa në ditët e sotme jemi në gjendje të zbulojmë substanca të dëmshme edhe në përqendrime shumë të ulëta dhe i njohim më mirë efektet e tyre mbi shëndetin e njeriut. Suvatë minerale përbëhen nga substanca natyrale dhe për këtë arsye, janë produkte optimale për muret, si brenda dhe jashtë.

Të jetosh në një ambjent, ku mbretërojnë kushte klimatike të ekuilibruara është thelbësore për mirëqënien e njeriut dhe të kafshëve. Në dimër, për shembull, është e rëndësishme garantimi i një temperature më të lartë të mureve, për të shmangur fenomenin e papëlqyeshëm të ‚‘‘lëvizjes së ajrit‘‘, ndërsa në verë  është këndshëm të punosh, apo të jetosh në ambjente të freskëta. Në një lokal brenda  ndihemi mirë, kur temperatura varion nga 19 në 22 gradë dhe, kur difrenca e temperaturës ndërmjet ajrit dhe murit nuk i kalon 3 gradë.

Ka shume mënyra për të realizuar sipërfaqet e murit të brendshëm. Përveç suvave të thjeshta  mbuluese, për t’u veshur më pas me materiale të tjera, si pllaka, letër muri, tekstile ose produkte të tjera, ekzistojnë shumë suva për brenda të menduara si veshje finiture, të disponueshme me strukturë të ndryshme, për të gjetur çdo herë zgjidhjen më të kënqëshme.

Presione të larta

Rezistenca ndaj agjentëve mekanikë

Ne jetojmë, pothuajse vazhdimisht, të rrethuar nga mure të brendshme, megjithatë ne rrallë jemi të vetëdijshëm për shumë funksione që ata kryejnë. Detyra e tyre më "elegante" është të na mbrojnë nga shikimi i të huajve duke krijuar një ndarje nga dhomat ngjitur. Por në të njëjtën kohë ata duhet të garantojnë një atmosferë të këndshme të jetesës me sipërfaqe të përshtatshme, dhe kjo varet jo vetëm nga karakteristikat fizike të murit, por edhe nga efekti i tij i izolimit akustik dhe  papërshkueshmëria ndaj zjarri.

Edhe në ambiente të brendshme, një veshje muri duhet t'i rezistojë presioneve të larta mekanike, për shembull në mjedise të tilla si kopshte apo ndërtesa publike, palestra dhe spitale. Në të gjitha këto raste, sipërfaqja e mureve duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos pësojë dëme të konsiderueshme kur goditet nga objektet, dhe të lejojë heqjen e gjurmëve të gishtërinjve ose ndotje. Në mjediset publike, sipërfaqet e suvatuara duhet të rezistojnë, të paktën përkohësisht, ndaj çdo akti vandalizmi.

 

Faqja po ngarkohet...