Përdorimi brenda dhe jashtë
Të gjithë këto produkte aplikohen po aq mirë në muret e brendshme. Sidomos përgjatë skajeve të dritareve, afër kornizës dhe në lidhjen midis tij dhe murit, pothuajse të gjithë ndërtesat shfaqin akoma sot pika të shpërndarjes së fortë të energjisë. Temperaturat e ndryshme, që krijohen në sipërfaqe, gjithashtu, duke lehtësuar formimin e ujit të kondesuar në pikat më të ftohta dhe lagështia e shfaqur në mure mund të sjellë formimin e mykut. Të realizosh një izolim të brendshëm me një suva termoizolues është një ndërhyrje e thjeshtë, pa llogaritur që suvaja, duke aderuar direkt në muraturë, nuk lë hapësirë boshe, ku mund të kondesohet lagështia. Në faktin që efikasiteti i saj arrihet edhe duke aplikuar shtresa të hollë, lejon të fitojë hapësirë për të ulur diferancat termike mbi sipërfaqe. Ky sistem parandalon formimin e urave termike, me ulje pozitive të kostos së ngrohjes.
Suva termoizolues dhe tulla me vrima: kombinimi ideal për ndërtimet e reja
Suvatë termoizoluese dhe tullat me vrima janë të dyja materiale ndërtimi minerale, që integrohen mes tyre në mënyrë ideale. Përveç se, garantojnë një izolim termik të shkëlqyer, të dyja materialet, vetëm ose të kombinuara, kanë karakteristika favorizues, të domosdoshëm për muret e jashtme, pra një mbajtje dhe mbrojtje e shkëlqyeshme nga lagështia.
Rezistenca e ulët ndaj shpërndarjes së avullit të ujit që karakterizon suvatë termoizoluese, integrohet mirë me aftësinë e trasmetimit të lagështirës të një materiali me pore, siç tulla me vrima dhe ky kombinim bën që lagështia e natyrshme në ndërtesat e reja të përcillet shpejt në pjesën e jashtme, në vend që të grumbullohet në mur duke prodhuar dëme të konsiderueshme. Së fundmi, të dyja materialet janë shumë rezistent, kanë aftësi ricikluese dhe plotësojnë kërkesat për një ndërtim me hapat e kohës.
Sistemi i suvatimit termoizolues RÖFIX CalceClima® Thermo kombinon, cilësitë e një suvaje minerale me bazë gëlqereje me ato të një materiali izolues mineral. Ky suvatim është i përshtashëm, si për ambjentet e brendshme dhe të jashtme. Është një suva termoizoluese ekologjike me bazë gëlqereje, i përshtatshëm në bio-arkitekturë e në gjendje të zhvillojë një veprim rregullues në klimën e brendshme të ndërtesës, e aplikueshme si shtresë izoluese, pa fuga në muret e brendshme dhe të jashtme. Trasmetimi i saj termik λD është i barabartë me 0,0669 W/mK.RÖFIX CalceClima® Thermo nuk përmban dispersione sintetike, është një material shpërhapës i lehtë për t’u aplikuar dhe ka një rendimet shumë të lartë. Është një suva izoluese që rregullon lagështirën dhe mund të aplikohet në shtresa shumë të shpeshta.