Shtrimet e dyshemesë - Kërkesat

Në ndërtesat e rejat, zakonisht, preferohet zgjidhja e mbështetjes së shtrimit të dyshemesë në bazën mbajtëse ose mbi një shtresë të mesme materiali izolues. Edhe kur shtresa e dyshemesë të jetë e përdorshme si dysheme, në shumicën e rasteve preferohet të shtrohet edhe një shtresë. Sistemi i dyshemesë moderne, nuk kufizohet vetëm në krijim e një baze të mirë, por përmirësojnë cilësinë e banueshme, ose të punueshme të ambjenteve, reduktojnë zhurmen nga shkelja dhe termoizolimin. Nëse në shtresën e dyshemesë vendoset një ngrohëse dysheje, përveç funksioneve përkatëse shtohet ajo e përhapjes homogjene të ngrohjes nga lart.

Në një ndërtesë të re duhet bërë shumë kujdes me cilësinë, realizimin dhe shtrimin e shtresës së dyshemesë, duke kujtuar që, një projektim i saktë dhe një profesionalizëm i mirë artizanal, i kombinuar me eksperiencën dhe njohuritë teknike, janë garancia më e mirë e një rezultati optimal.

Llojet e ndryshme të shtrimit të dyshemesë

Shtrim me bazë sulfat kalçiumi (CA-shtrim autonivelues)

Shtrimet e dyshemesë të prodhuar me sulfat kalciumi si lidhës, janë pothuajse gjithmonë shtrime të lëngshme. Përmbajnë aditivë të seleksionuar dhe hollues, të cilat bejnë që llaçi të nivelohet thuajse vet. Një shtresë dyshemeje me bazë kalçiumi kërkon shtresë të reduktuar, thahet dhe është e shkelshme në kohë të shkurtër dhe ka rezistencë ndaj presioneve dhe përkuljeve shumë herë më të lartë se shtrimi prej çimentoje. Gjithashtu, për këtë arsye, me të njëjtin presion, ky lloj shtrimi mund të vihet me trashësi më të ulët. Shtrimet e lëngshme prej sulfati kalçiumi mund të vendosen pa kufizime të veçanta në të gjitha vendet e banueshme, në veçanti, në tualetet dhe kuzhinat, madje edhe në kantina e bodrume nëse kombinohet me një barrierë të përshtatshme kundër lagështirës, mund të përhapet pa mbrojtje nga lart. Nëse është e parashikuar prezenca e ujit, për shembull: në tualetet, në mënyrë të ngjashme me çimenton,  edhe ai i lëngshmi duhet të mbrohet nga lagështia duke shtuar një produkt hidroizolues. Shtrimi i lëngshëm me bazë sulfati kalçiumi nuk është i përshtatshëm në vendet me lagështirë konstante dhe ato me shkarkim në dysheme- si kuzhinat industriale,  pishinat,  dushet dhe lavanderitë kolektive.

Shtrimet e dyshemeve me bazë çimento.

Shtrimet, që kanë si lidhës çimenton (CT) janë përdorur shpesh në çdo lloj ndërtimi të ri. Duke qenë i pandjeshëm ndaj lagështirës, janë të përshtatshëm, si për brenda dhe jashtë. Vendoset në gjendje të lëngët ose gjysmë të lëngët, dhe përhapet me dorë, pas së cilës sipërfaqja duhet të nivelohet dhe të rrafshohet me një skaj të drejtë ose me një makinë për nivelimin.

Shtrimet prej çimento dallohen nga rezistenca e lartë ndaj ujit dhe ngricës, aftësitë e shkëlqyera në fortësim dhe aplikimin praktik universal. Proçesi i ngurtësimit të këtij shtrimi varet nga kushtet e ambjentit dhe nga cilësia e produktit të përdorur. Sa më e lartë të jetë cilësia dhe dentësia e shtrimit, më e ulet do të jetë lagështia e ekuilibrit të pranuar. Prova e lagështirës mund të bëhet më një hidrometer. Shtresat me bazë çimento janë përdorur si shtresë ngjitëse, si shtresë për të ndarë akustikën, si shtresë galexhante mbi shtresa izoluese, shtresa ngrohëse ose në pendencë. Vende  të tjera të aplikimit janë dyshemetë e ambienteve të banimit, bodrumet, garazhet dhe punëtoritë.

Në një ndërtesë të re duhet bërë shumë kujdes me cilësinë, realizimin dhe shtrimin e shtresës së dyshemesë, duke kujtuar që, një projektim i saktë dhe një profesionalizëm i mirë artizanal, i kombinuar me eksperiencën dhe njohuritë teknike, janë garancia më e mirë e një rezultati optimal.