Sistemet e Izolimit Termik RÖFIX – janë testuar dhe provuar në praktikë për më shumë se 40 vjet dhe zhvillohen vazhdimisht. Ato sigurojnë nivelin më të lartë të sigurisë së sistemit dhe qëndrueshmërisë, rezistencë të lartë ndaj goditjeve dhe ndikimeve mekanike, si dhe rezistencën më të mirë ndaj çarjeve falë materialeve të cilësisë më të lartë. Gama e materialeve izoluese përfshin polisterolin (EPS), leshin mineral dhe shkumën minerale, si dhe lëndë të para natyrore, plotësisht të padëmshme për mjedisin, të rinovueshme dhe ekologjike, siç janë fijet e buta të drurit.
Komponentët e sistemit, të harmonizuar për të funksionuar së bashku, karakterizohen nga përpunueshmëri optimale, zgjidhje të menduara mirë në detaje dhe ruajtje e lartë e vlerës së objektit. Përveç testimeve praktike, sistemet e certifikuara dhe të miratuara të izolimit termik të jashtëm të RÖFIX ofrojnë siguri gjatë aplikimit dhe përdorimit. Këto sisteme janë testuar dhe miratuar sipas kërkesave më të larta evropiane, në përputhje me Direktivën ETAG 004 për dhënien e Miratimit Teknik Evropian. Gjithashtu, rregulloret kombëtare për përdorimin dhe aplikimin e tyre (miratimet e përdorimit, standardet e aplikimit etj.) garantohen në nivelin më të lartë përmes produkteve dhe komponentëve të sistemit me cilësi superiore nga RÖFIX.