Shtëpia juaj është përfunduar dhe tani është momenti për detajet e fundit që i japin personalitet dhe elegancë hapësirës së jashtme. Qoftë tarraca, shtigjet përreth shtëpisë, garazhi, hapësirat e kopshtit, pishina apo elementet dekorative si shatërvanët, çdo detaj duhet të ndërthurë estetikën me funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë. Ndërsa natyra ndryshon vazhdimisht me stinët, sipërfaqet e jashtme si shtrimet, muret mbajtëse dhe shkallët duhet t’u rezistojnë për vite me radhë reshjeve, ngricave, luhatjeve të temperaturës dhe përdorimit të përditshëm. Për këtë arsye, RÖFIX ofron sisteme profesionale për ndërtimin dhe peizazhimin e ambienteve të jashtme, duke garantuar zgjidhje ekonomike, afatgjata dhe miqësore me mjedisin, të përshtatura për çdo nevojë dhe projekt.
Veshjet me pllaka qeramike ose guri natyror janë ndër zgjidhjet më të vjetra në arkitekturë dhe mundësojnë krijimin e një larmie të madhe ambientesh, si në hapësirat e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme.
Të përzier në fabrikë ose të prodhuar në kantier, betonet ofrojnë mundësi të shumta përdorimi dhe janë zgjidhja më e përshtatshme për shumë punime ndërtimore.
Sisteme dyshemeje
Një linjë produktesh profesionale për kopshtari dhe dizajnimin e peizazhit, që përmbush çdo nevojë.